Braimllari: Përgjegjësi i vetëm për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj!

Braimllari: Përgjegjësi i vetëm për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj!

11:16, 03/08/2023
A+ Aa A-

''Përgjegjësi i vetëm i bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj'' shkruan në statusin e tij Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari.

Braimllari ka renditur gjithashtu dhe arsyet pse Veliaj është përgjegjes për këtë incenerator, të cilat janë të radhitura si më poshtë:

Përgjegjësi i vetëm i bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj.

-Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak Tiranë, ka dhënë miratimin për inceneratorin e Tiranës.

-Erion Veliaj e ka mbrojtur publikisht këtë proçes me argumentin se Tirana është më e pastër dhe pastrohet çdo ditë.

-Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për kryerjen e pagesave ditore për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

-Erion Veliaj është ideatori dhe insistuesi që ky projekt korruptiv të vihej në zbatim dhe të menaxhohej nga ai vetë në bashkinë e Tiranës.

-Erion Veliaj tani pret vetëm ditën e ndëshkimit për grupin e strukturuar kriminal që ai vet e drejton.

-E drejta do të mbizotëroj dhe qytetarët do të fitojnë përball një kryetari bashkie të korruptuar, mashtrues dhe abuzues.

Historiku: Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pas hetimesh të gjata masën e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

SPAK ka evidentoi se kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V” dhe të njëjtët aksionerë që kanë administruar inceneratoirët e Elbasanit dhe Fierit, tashmë të sekuestro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco