Berisha: Rama bleu 867 mijë zgjedhës! Balla më i poshtër se Gjoka! Të dy kanë porositur vrasje

Berisha: Rama bleu 867 mijë zgjedhës! Balla më i poshtër se Gjoka! Të dy kanë porositur vrasje

13:23, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te format antiligjore dhe kriminale që përdori Edi Rama në farsën elektorale të 14 majit.

Sipas Berishës, ‘në blerjen e votës Rama angazhoi buxhetin e shtetit, fondin e sigurimeve shoqërore dhe resurset financiare në kundërshtim flagrant me ligjin duke dërguar zarfin për 683 mijë pensionit dhe shpalli rritjen e rrogave për 184 mijë punënonjësit e administratës pra duke prekur me para në kundërshtim me çdo ligj normë 867 mijë zgjedhës nga 1 milion e 300 mijë që votuan gjithsej’.

Gjithashtu Berisha theksoi se ‘midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës më i poshtë është Taulant Balla pasi Pëllumb Gjoka nuk donte të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasje të punonjësit të burgjeve, por Taulant Balla sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës, njëra dëshmi në sallën e gjyqit, tjera është interceptim telefonik. Njëri bëhet ministër tjetri shkon në qeli’.

Berisha: Në blerjen e votës Rama angazhoi buxhetin e shtetit, fondin e sigurimeve shoqërore dhe resurset financiare në kundërshtim flagrant me ligjin duke dërguar zarfin për 683 mijë pensionit dhe shpalli rritjen e rrogave për 184 mijë punënonjësit e administratës pra duke prekur me para në kundërshtim me çdo ligj normë 867 mijë zgjedhës nga 1 milion e 300 mijë që votuan gjithsej.

Edi Rama përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz e bandave e krimit i cili është omnipotent në çdo segment. Ju e keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’, ky operacion është regjistruar në janar po ky u shty vetëm që këta banditë vrasës trafikantë përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues.

Miku i ngushtë i Edi Ramës Pëllumb Gjoka në fakt dhe i Erion Velisë pasi e ka pajisur me leje ndërtimi para 2 javësh. Miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim dhe ne e denoncuam. Bajrët që ia mbathën në 14 maj ushtruan terror në Shkodër me makina të blinduara dhe kështu me radhë në të gjithë Shqipërinë prej bandave.

Midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës më i poshtë është Taulant Balla pasi Pëllumb Gjoka nuk donte të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasje të punonjësit të burgjeve, por Taulant Balla sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës, njëra dëshmi në sallën e gjyqit, tjera është interceptim telefonik. Njëri bëhet ministër tjetri shkon në qeli. Duhet të themi lavdi Francës Belgjikës dhe Holandës se Pëllumb Gjoka do kishte marrë një Silver City tjetër por partnerët kanë dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm me transkriptimin e telefonatave të tyre kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin bëhet gjyqi dhe ndërpriten zhduken me vendim gjykate.

Në këto zhvillime del në pah se cili është mjedisi dhe shkalla e inkriminimit të tij në të cilin operon opozita shqiptare. Ky raport është një dëshmi e të gjitha këtyre ndërhyrjeve dhe kësaj farse.

Ne sot përballemi jo vetëm me këtë realitet shumë të veçantë ku krimi ka kapur ministrinë e antikrimit ku sipas disa burimeve është Juli i Pashakos ai që ka uruar i pari Taulant Ballën për fitoren në Fier.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco