Berisha: Rama ia dha certifikatën e sigurisë kriminelit Olti Bistri pasi dhunoi shefin e SHISH për hashashin

Berisha: Rama ia dha certifikatën e sigurisë kriminelit Olti Bistri pasi dhunoi shefin e SHISH për hashashin

13:08, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha vazhdoi denoncimet ndaj Oltion Bistrit, zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Në një mesazh në Facebook, Berisha shkruan se Bistri e mori certifikatën e sigurisë nga Edi Rama.

POSTIMI I PLOTË

Certifikatën e sigurisë kriminelit Olti Bistri, de facto ia dha Rama. 

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor. Lexova konferencën e shtypit që kishit dhëne për Bistrin.

Certifikatën e sigurisë së tij e ka firmosur zv/drejtori i DSIK në vend të drejtorit Dorian Tola, sepse ato ditë drejtori ishte jashtë, çka vërtetohet nga sistemi TIMS.

Vetë drejtori ka hezituar mbi 3 muaj sepse kishte raport nga Shërbimi Informativ në Pogradec që kishte gjuajtur me pëllëmbë kryetarin e SHISH në Pogradec për parcelat me hashash që kultivoheshin në Pogradec nga dy miq të Saimir Tahirit nën kujdesin e policisë, ku shef komisariati ishte Bistri.

Ndërhyrja për të marrë certifikatën të DSIK ka qenë e drejtorit të zyrës juridike të kryeministrit, Eraldit, me porosi të prerë të Ramës nëpërmjet Vali Bizhgës pasi Rama kishte takuar vetë Bistrin tek Vila 31.

Çuçi dhe Aranit Arapi nuk kane dashur t’ia japin certifikatën sepse Çuçi donte të emëronte drejtor të Operacionales këshilltarin e tij, Aranitin, jo Bistrin. Bile është mërzitë shumë që Bistri ishte takuar vetë me Ramën dhe ka insistuar të merrte vesh se kush e kishte dërguar Bistrin në takim me Ramën. Kjo është një milion % e vërtetë dhe jo hamendësim apo info duke aluduar. Le të kërkojnë certifikatën një nga deputetët e Komisionit të Sigurisë dhe do shihet data dhe firma e zv/drejtorit të DSIK. Nga data e firmosjes gjendet në TIMS që drejtori ka qenë jashtë. Të përshëndes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco