PD: Operacioni i Europol dhe SPAK u dekonspirua, bandat e partisë u njoftuan nga Balla që t’ia mbathin

PD: Operacioni i Europol dhe SPAK u dekonspirua, bandat e partisë u njoftuan nga Balla që t’ia mbathin

19:47, 27/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas raportimeve se operacioni i SPAK dhe Europol për arrestimin e personazheve të njohur të krimit, policisë dhe drejtësisë, u dekonspirua.

Në deklaratën e PD, të shpërndarë edhe nga kryetari Sali Berisha, thuhet se bandat e partisë u njoftuan që t’ia mbathin.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Dekonspirim kriminal i operacionit të kërkuar nga Europol dhe SPAK: Ja mbathin pasi njoftohen, 9 nga 15 kriminelët

Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, ECC dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, “në drejtim të paditur”.

E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”.

Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin.

Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco