Operacioni i SPAK dekonspirohet sërish, Behar Bajri i shpëton arrestimit

Operacioni i SPAK dekonspirohet sërish, Behar Bajri i shpëton arrestimit

16:23, 27/07/2023
A+ Aa A-

Kur priteshin lëvizjet e mundshme në qeveri dhe PS, një shaka u bë virale.

Nëse do të mësosh se kush është objektivi i SPAK për arrestim, shiko lëvizjet që bën Edi Rama.

Kryeministri mund të jetë dekonspirues i hetimeve të SPAK, por edhe me operacionin e fundit, u pa qartë se kishte rrjedhje informacioni.

Nëpër redaksi mbërriti lajmi për arrestimin e Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe Xhevahir Litës.

Por Behar Bajri, një emër i frikshëm i botës së nëndheshme në Shkodër, i kishte shpëtuar arrestimit.

Historia e dekonspirimeve të SPAK nuk është e re. Operacioni  'Plumbi i Artë' ishte një nga shembujt më flagrantë. Nga 32 urdhra-arresti, vetëm gjysma u ekzekutuan.

Krerët e bandave të lidhura me qeverinë, sidomos në Elbasan, shpëtuan paq.

Edhe operacioni për arrestimin e Vangjush Dakos u përfol për dekonspirim. Vetë SPAK tha se do niste hetimet për rrjedhje informacioni.

Kurse para pak ditësh, ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj u arratis nga vendi sapo doli kërkesa për arrestimin e tij.

Duke komentuar shkarkimin e Damian Gjiknurit, opozita tha se ai u largua nga posti për t'i hapur rrugën arratisjes.

Fakt është se shumica e operacioneve të SPAK kanë pasur rrjedhje. Operacioni i sotëm që shënjestronte bandën që solli në pushtet Benet Becin, nuk bën përjashtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco