VIDEO/ Erl Murati: Pasi mblodhën votat për PS-në, bandat kriminale po kërkojnë mbrapsh favorin

18:53, 27/07/2023
A+ Aa A-

Duke komentuar arrestimet e sotme të SPAK, ku në pranga është vënë edhe një nga njerëzit e afërt të Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, gazetari Erl Murati u shpreh se, bandat kriminale kanë mbledhur vota për Edi Ramën.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Murati u shpreh se ky pushtet që është sot do të vazhdojë kontratën më bandat, edhe duke ju ushtruar presion me anë të institucioneve të drejtësisë.

‘Ndikimi politik që kanë këta njerëz dhe kanë ushtruar ndikim politik me urdhrin e kupolës së PS-së, por edhe direkt nga Edi Rama. Këta grupe tani kërkojnë të marrin mbrapsh favoret që i kanë bërë këtij pushteti dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Ka ndodhur me rastin e Bandës së Durrësit, Bandës së Elbasanit. Tani këto banda që i lkanë shërbyer pushtetit për të marrë vota, kërkojnë shpërblimin e tyre dhe këtu nis problemi. Ose ky pushtet që është sot do ta vazhdojë kontratën duke iu nënshtruar presionit të bandave, ose do të përpiqet në një farë mënyre edhe ai të përdorë elementët e vet të drejtësisë, për ti goditur këto banda.

Sigurisht që situata nuk është e qetë, vlon, jo thjeshtë politike brenda asamblesë së PS-së, por në përgjithësi me raportet që ka PS-ja me këta elementë, me biznesin, pse jo edhe me median, e cila një pjesë është e korruptuar. Me krimin e organizuar po e po sepse ne e dimë se kush janë bandat nga partia në pushtet që përdoren për të marrë votat.

Sa herë që ka dosje të SPAK, gjatë kohëve të fundit, në përgjithësi, 95% të rastet janë njerëz që ne i njohim, janë figura të krimit, janë figura publike, sepse e kanë këtë gjë të përsëritur.

Disa prej të arrestuarve apo të të shpallurve në kërkim janë njerëz me një jetëshkrim shumë të pasur kriminal dhe ata e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre me mbrojtjen politike. Nuk prej të ketë një reflektim nga mazhoranca për ta korrigjuar dhe rregulluar këtë situatë’, tha Erl Murati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco