Qesharake/ Partia e vulës humb vulën, Jemini i Bashës: E kanë futur në xhep

Qesharake/ Partia e vulës humb vulën, Jemini i Bashës: E kanë futur në xhep

13:31, 25/07/2023
A+ Aa A-

Jemin Gjana, i famshmi i Lulzim Bashës që uli 5004 delegatë të Këshillit Kombëtar të PD-së në 1940 karrige në Pallatin e Kongreseve, ka folur sot dhe për vulën e partisë së vulës, e cila ka humbur.

Gjatë një konference për mediat, Gjana u shpreh se vula nuk gjendet dhe ai nuk e di kush e ka, si dhe për këtë arsye po prodhojnë një vulë tjetër.

Pyetje: Për datën 18 korrik keni bërë një mbledhje të Kryesisë ku i keni hequr vulën sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi dhe një prej firmëtarëve e kishte sigluar emrin dy herë. A mund të quhet kjo mbledhje e vlefshme?

Gjana: Ajo është një lapsus. Por në qoftë se shifrat janë korrekte, emrat janë korrektë, ai emri që është dy herë nuk ka plotësuar ndonjë numër.

Në të gjitha vendimet e organeve vendimmarrëse të partisë si në Kuvendin e Shqipërisë mbledhja hapet në qoftë se është 50%+1 e anëtarëve dhe vendimet merren me 50% + 1 të atyre që janë prezentë.

Sa për vulën, më vjen keq se unë nuk mendoj që vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD-së, si vula e çdo institucioni publik, pa asnjë përjashtim ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time të 33 vjetëve të PD-së ka qëndruar në zyrën e protokollit, nuk e mban as sekretari, as kryetari i partisë. Rri në arkivën e institucionit.

Kur hartohet një shkresë nga një organ vendimmarrës, institucionet statutore, marrin një vendim, hartojnë një shkresë, lënë bosh nr. e protokollit dhe datën, hedhin firmën poshtë, shkon në protokoll, i vuhet numri i protokollit, data, vula dhe shkon atje ku duhet.

Kjo loja se iu hoq vula atij, iu dha atij… E dini pse e morëm vendimin më 18 korrik, sepse epo vinte momenti për të firmosur dokumentacionin dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një vulë. Me duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Vula rri në institucionin e partisë.

Më vjen keq që z.Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë.  Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco