Petrit Vasili në SPAK, Meta: Nuk shqetësohem fare, problem janë inceneratorët

Petrit Vasili në SPAK, Meta: Nuk shqetësohem fare, problem janë inceneratorët

13:08, 25/07/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta deklaroi për mediat pas përfundimit të takimit të tij me Sali Berishën në selinë e PD-së, se nuk e shqetëson fare thirrja Petrit Vasilit në SPAK.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë ka gjëra shumë më të mëdha për të cilat duhet të shqetësohemi, siç është dhe çështja e inceneratorëve.

“Asnjëherë nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi në raportet e Ilir Metës me drejtësinë, përkundrazi shqetësimi i të gjithëve është afera e inceneratorëve. Problemi dhe shqetësimi kryesor është se paratë e shqiptarëve digjen lumë nga korrupsioni i cili ka si garant kryesor edhe kreun e aferës së djegësve që është vetë kryeministri sepse edhe zoti Ahmetaj, tashmë i arratisur, numri 2 i qeverisë, e bëri të qartë se për këtë aferë ai nuk ishte aq i zoti sa ta çonte përpara, nuk e kishte atë fuqi, të cilën të gjithë e dinë se kush e ka. E ka ai që garanton vazhdimin e aferës, kështu që mos kini asnjë shqetësim, përveç shqetësimit që të mbrohen paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë,” – u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco