VIDEO/ Arrestimet e SPAK për inceneratorët, Dudushi: Ka edhe të tjerë që mund të bien në pranga

21:57, 20/07/2023
A+ Aa A-

Për gazetarin Alban Dudushi, drejtësia e re ka bërë punë të mirë, me hetimin e dosjes së inceneratorëve.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Çim Peka, Dudushi tha se, janë edhe disa persona të tjerë që mund të arrestohen.

‘Shumë emra përmende, por nuk do të thotë se janë fajtorë. Disa janë arrestuar, për disa është prerë fletë arresti, por nuk janë në Shqipëri, disa të tjerë ndoshta nesër mund të kërcasin prangat, por varet si e gjykon SPAK.

E shikon sa shumë emra kemi nën qeverinë e Edi Ramës. Të gjithë këto emra kanë dalë, janë kandidatë për të shkuar prapa hekurave, ju po thoni se edhe kryeministri është kandidat për të shkuar pas hekurave.

Për të gjithë ju unë them, qohuni në këmbë dhe thoni, respekte drejtësinë së re. Pas asaj ulemi dhe thoni, hajdeni tani shkojmë para shqiptarëve’, tha ndër të tjera, gazetari Alban Dudushi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco