SYRI TV/ Presidenti i PL flet për drejtësinë: Regji nga Edi Rama, çfarë thotë Dumani vendos GJKKO

19:19, 02/05/2024
A+ Aa A-

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë me gazetarët ndërsa është shprehur se ambasadorët e huaj në vendin tonë, mbyllin sytë përballë aferave korruptive dhe sistemit të drejtësisë.

Meta deklaron se qendrimi i tyre përballë deklaratave skandaloze të kreut të spak i cili publikisht ka thënë se gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK.

Meta ka folur edhe për aferat korruptive të Bashkisë së Tiranës, ku kreu i këtij institucioni thirret në Spak pas 5 muajsh, ndërsa me firmë të tij vidhen miliona Euro.

SYRI TV

 

Presidenti i partisë së Lirisë ka shprehur ironinë e tij në lidhje me deklartat e ndërkombëtare sa i përket reformës në drejtësi dhe deklarata skandaloze të kreut të spak sa i përket hetimeve të kryera prej tyre të cilat noterizohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe krimit të oranizuar. Meta deklaron se ky vend nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK. Sipas Metës për ndërkombëtarët është gjë e bukur të jenë ambasdorë e diplomatë në vendin tonë, për shkak të ushqimit të mirë dhe klimës, duke shtuar se “ne i respektojmë miqtë”.

Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë ndërkombëtarëve që kanë sytë në ballë se në këtë vend gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit.

Kreu i PL tha se partia e tij do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës. Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Ram a guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARDIT se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit. Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në Aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”,. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”.

Presidenti i PL tha se nuk janë ambasadorët që do të vlerësojnë drejtësinë e re, por qytetarët shqiptarë që vlerësojnë sukseset e ramaformës. Sipas Metës sot të jesh qytetar i këtij vendi, të mos kesh lidhje me Rilindjen mundësi për ta fitur një gjyq është thuajse zero. Harta e re gjyqësore i la qytetet pa gjykata dhe që ua ka bërë gati 0 aksesin për të kërkuar drejtësisë, dhe kjo ka bërë që shumë prej qytetarëve ta braktisin vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco