SYRI TV/ Rezultatet e dobëta të arsimit sipas ‘PISA’, nxënësit shqiptarë me rënien më të madhe

19:22, 02/05/2024
A+ Aa A-

Rezultatet e dobëta për Shqipërinë në testin PISA, u sollën në vëmendje gjatë seancës plenare nga Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila theksoi se niveli arsimor ka pësuar rënie të madhe pas vitit 2013.

Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu pranoi rritjen e analfabetizmit, por justifikoi rezultatet e dobëta me pandeminë dhe tërmetin.

Por teksa pandemia u përjetua në nivel global, Manastirliu anashkaloi faktin se Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe në krahasim me vendet e tjera.

SYRI TV

Në seancën plenare të kësaj të enjteje u rikthyen në vëmendje rezultatet e testit PISA 2022, ku Shqipëria rezulton të ketë shënuar rënien më të madhe në mbarë planetin në arsim.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë interpelancës me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, theksoi statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA, që sipas saj kanë pësuar rënie të madhe pas vitit 2013.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka pranuar rritjen e analfabetizmit dhe rënien e nivelit të arsimit në vendin tonë, por ajo është justifikuar me pandeminë dhe tërmetin.

Por ndërsa Manastirliu justifikon rezultatet e dobëta me argumentin se edhe shtetet e tjera kanë pësuar rënie të nivelit arsimor, ajo anashkalon faktin që pandemia u përjetua në nivel global, dhe Shqipëria përtej efekteve të pandemisë, ka pësuar rënie shumë të madhe në krahasim me vendet e tjera, duke u renditur bashkë me Palestinën, Xhamajkën, Uzbekistanin, Republikën Domenikane etj. 

Kujtojmë se rezultatet e PISA 2022, studimit ndërkombëtar të arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë, treguan se Shqipëria shënoi rënien më të madhe në mbarë planetin, duke humbur plot 47 pikë në lexim, 41 në shkencë dhe 69 në matematikë, me përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco