Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sulmuan grupin e SYRI-t/ Braimllari: Erion Veliaj dhe bandat e tij në Rrogozhinë të tmerruar nga humbja

Sulmuan grupin e SYRI-t/ Braimllari: Erion Veliaj dhe bandat e tij në Rrogozhinë të tmerruar nga humbja

14:18, 16/07/2023
A+ Aa A-

Nenkryetari i Partise se Lirise, Endrit Braimllari ka reaguar pas sulmit të mbështetësve të kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla ndaj grupit të xhirimit të SYRI TV gjatë ditës së sotme.

Në postimin e tij në Facebook, Braimllari ka theksuar se ‘gjuha e presionit dhe e shantazhit ndaj medias dhe qytetarëve janë fytyra e vërtetë e Erion Valiaj dhe qeverisë së rilindjes’.

‘Të tmerrruar nga humbja në Rrogozhinë po përdorin çdo mjet të mundshëm ndaj medias e cila në këtë rast është burimi i transparencës dhe llogaridhënies’, shkruan Braimllari.

Postimi i plotë:

Erion Veliaj dhe bandat e tij në Rrogozhinë intimidojnë dhe nuk lejojnë të bëjnë punën e tyre gazetarët e Syri tv.

Gjuha e presionit dhe e shantazhit ndaj medias dhe qytetarëve janë fytyra e vërtetë e Erion Valiaj dhe qeverisë së Rilindjes.

Të tmerrruar nga humbja në Rrogozhinë po përdorin çdo mjet të mundshëm ndaj medias e cila në këtë rast është burimi i transparencës dhe llogaridhënies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco