'Rilindja' detyrohet, thërret sot Kuvendin për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt

'Rilindja' detyrohet, thërret sot Kuvendin për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt

08:00, 14/07/2023
A+ Aa A-

Pas debateve dhe betejës politike që zhvilloi opozita dje në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, mazhoranca socialiste dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla më në fund kanë vendosur që ta zhvillojnë të premten seancën plenare vetëm për këtë temë.

Lindita Nikolla dje në parlament debatoi me deputetin Gazmend Bardhi duke i thirrur nga foltorja e saj se nuk do ta hidhte çështjen për votim të enjten, por do ta shqyrtonin të hënën, duke nxjerr si shkak procedurat: “Nuk ka lëndë, nuk ka substancë, nuk i keni shpërndarë raportin e Këshillit të Mandateve, deputetëve...” përsëriste Nikolla.

Por, në fund të ditës, e njëjta ka vendosur thirrjen e Kuvendit në seancë plenare më datë 14 korrik 2023 ora 10:00. Rendi i ditës është:

"Shqyrtimi i kërkesës nr.9431 Prot. Datë 7.7.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjen së lirisë në çfarëdo lloj forme apo të kontrollit personal ose të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Arben Ahmetaj”.

Në vazhdim, njoftimi nga Kuvendi dhe pjesë nga debatet e ditës së djeshme në parlament./ar/sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Mos heqja e imunitetit/ Berisha: Kjo nuk bëhet për Ahmetajn, por se Rama në këtë aferë është shumëfishi i tij!

Heqja e imunitetit të Ahmetajt, Nikolla: Ore, ta sqarova! Jo, nuk e hedh për votim!

VIDEO/ Skandalet radhë, kryeministri avullon! - Protestë e PD në Kuvend, Rama duhet të japë llogari!

'Thërrisni Ramën në Kuvend, të shqyrtohet çështja Ahmetaj' - PD nuk e lejon Nikollën të shmanget

Revolta e Sulës ndaj Qeverisë: Ju ka kapur aq shumë arroganca sa ... Legalizoni drogën për 5 minuta, po nuk votoni për Ahmetajn!

Noka, thirrje Nikollës: Sill Kryeministrin këtu! Se hashashin me vrap e fute në seancë ti!

Vokshi: Rama të vijë këtu, kjo qeveri hajdute duhet të kishte rënë, Nr.2 është në arrati!

'Rama i shmanget debatit për Rrahjen e Ahmetajn, por kërkon me urgjencë ligjin për kanabisin'

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco