Mos heqja e imunitetit/ Berisha: Kjo nuk bëhet për Ahmetajn, por se Rama në këtë aferë është shumëfishi i tij!

13:58, 13/07/2023
A+ Aa A-

(Ora 13: 55) Nga fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha në Kuvend, 

“Ky parlament mblidhet në shenjën e turpit historik! Mblidhet kur shqiptarët dhe bota kanë mësuar se njeriu i dytë më i rëndësishëm i qeverisjes socialiste, Arben Ahmetaj, është larguar, arratisur nga vendi, si një hajdut i damkosur, si një njeri që ka vjedhur , ka shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur qytetarët e tij.

Megjithatë, mazhoranca në vend se të ulë kokën, të përdorë ndjesën, të kërkojë zgjidhje me largimin e kësaj qeverie, përkundrazi, shpreh krenari , duartrokitje, rrahje gjoksi.

E gjitha kjo nuk bëhet për Arben Ahmetajn. E gjitha kjo bëhet sepse Edi Rama në këtë aferë, duhet ta kemi të qartë, është shumëfishi i Arben Ahmetajt.

Të dashur qytetarë!

Sot, dokumente, me dhjetëra e qindra, të cilat u paraqitën në komisionin hetimor parlamentar, u paraqitën nga media dhe gazetarë të shumtë për këtë çështje, kanë vërtetuar katërcipërisht se kemi të bëjmë me një vjedhje të tmerrshme.

Nga Buxheti i Shtetit janë marrë qindra milionë dollarë, euro, për të ndërtuar tri djegësa që do të mjaftonin për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe figuron vetëm një vjetërsirë në Elbasan, që tre muaj punon, tre muaj s’punon. Dy djegësat e tjerë nuk janë kurrkund.

Paratë tuaj kanë shkuar, por djegësat nuk ekzistojnë!

Nuk ekzistojnë se ato para janë vjedhur nga Arben Ahmetër! Në proporcion. Natyrisht vjedhjen më të madhe e ka bërë Edi Rama që ka qenë njeriu më i angazhuar.

Ju duhet ta dini pra se më datën 5 shkurt 2015, jo Lefter Koka, që i takonte si ministër të shkonte në zyrën e kryeministrit, por Edi Rama, Engjëll Agaçi zbresin në zyrën e Leftër Kokës!!!

Zbresin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në atë zyrë kishte pesë zv.ministra të quajtur anëtarë të Komitetit të Emergjencave që ishte shpallur për të vjedhur Edi Rama.  Për hir të së vërtetës, dy prej tyre nuk e firmosën”.../ar.sh/SYRI.NET

Ndiqeni të plotë fjalën e z. Berisha në videon e SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco