Thirrja e Berishës: Të martën në orën 16:30 t’i tregojmë vendin njëherë e mirë Veliajt dhe bandës së hajdutëve

12:58, 29/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një tjetër videomesazh me thirrje për pjesëmarrje në protestën e të martës përpara Bashkisë së Tiranës.

“Të martën, ora 16:30, të gjithë para Bashkisë së Tiranës. T’i tregojmë vendin njëherë e mirë Erion Veliajt dhe bandës së hajdutëve,” shkruan Berisha.

Kreu i opozitës postoi edhe një pjesë të fjalimit të mbrëmshëm.

“Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, t’i quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr. Erion, më mirë shko vetë dhe strehohu te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej

Tirana nuk ka pasur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion  Veliaj është turpi i njeriut. Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura. Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.

Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndoshta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco