Pollo në Asamblenë Paneuropiane: Heshtja e Brukselit ndaj arrestimit të liderit të opozitës s'e ndihmon BE-në

Pollo në Asamblenë Paneuropiane: Heshtja e Brukselit ndaj arrestimit të liderit të opozitës s'e ndihmon BE-në

13:16, 29/04/2024
A+ Aa A-

Genc Pollo ka njoftuar sot se ka marrë pjesë një kolokium në Parlamentin e Francës, të organizuar nga Paneuropa franceze. Në vijim të tij, u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Unionit Paneuropian Ndërkombëtar, në të cilën u bë edhe një propozim nga ai që kërkonte vëmendjen e BE-së lidhur me Kosovën.  Por, në këto takime ku merrnin pjesë personalitete nga Franca, Bashkimi Europian si dhe nga shoqatat paneuropiane, Pollo ka tërhequr vëmendjen në veçanti për arrestimin e liderit të opozitës shqiptare me akuza qesharake.

"Si kryetar i Paneuropës Shqipëri, - njoftoi Pollo sot në rrjetet sociale, - në fjalimet e mia theksova qëndrimin e qartë pro Ukraninës në Shqipëri të mbështetur nga të tëra forcat politike; samitin me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenski dhe përpjekjet e disa vendeve të rajonit tonë për të shtuar përkrahjen me armatime edhe pse është një proces afatgjatë.

Po ashtu, zgjerimin e BE në Ballkan, Europë Lindore e Kaukaz. Ky proces është strategjik për Europën e duhet çuar përpara por pa shkeljen e standarteve. Parakusht kryesor sipas traktateve mbeten Kriteret e Kopenhagenit - shteti ligjor, demokracia, të drejtat e njeriut. Nuk ka progres europian kur burgoset me akuza qesharake lideri i opozitës dhe shtohet numri i të burgosurve politikë. Heshtja e Brukselit nuk ndihmon as BE-në dhe as shtetet kandidate.

Me propozimin tim si kryetar i Paneuropës Shqipëri u miratua një amendim i deklaratës së Asamblesë së Përgjithshme Paneuropiane ku dënohej kërcënimi me dhunë ushtarake i Serbisë së Vuçiçit ndaj Kosovës dhe i bëhej apel BE që të mbante qendrim të qartë e principial në keto raste", shtoi në përfundim Pollo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco