Joleza fle në Këshill e zgjohet te zyra e Lalit: Mos lejoni opozitën të protestojë

Joleza fle në Këshill e zgjohet te zyra e Lalit: Mos lejoni opozitën të protestojë

13:16, 29/04/2024
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ka kërkuar që të mos i jepet leje opozitës për zhvillimin e protestës të martën në kohën kur mbahet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Në një shkresë skandaloze, ajo thotë se kolegët e Këshillit Bashkiak janë dëmtuar fizikisht gjatë protestave, ndaj nuk duhen lejuar protestat e opozitës.

“Në orarin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nesër është lajmëruar nga ana e opozitës protestë. Kemi parë në ditët e kaluara që kolegë të Këshillit Bashkiak janë dëmtuar fizikisht gjatë protestave, si dhe i është vënë flakë hyrjes së Bashkisë.

Nëse kolegët e opozitës do të të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit do duhet të shtyjnë orarin e protestës pas mbledhjes së Këshillit duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik asnjë njeri.

Në të kundërt propozoj të mos i jepet leje opozitës të mbaj protestë në orarin e caktuar për të diskutuar mbi tema me rëndësi për qytetin brenda në sallën e Këshillit Bashkiak,” thuhet në kërkesën e saj.

Kujtojmë se Joleza Koka u bë e famshme për keq në vitin 2016, kur deklaroi në një aktivitet publik se nuk e dinte se si ishte zgjuar në pallatin e Saimir Tahirit.

“Edhe unë do të kërkoj falje ndoshta që jam akoma me veshjen… mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me çfarë pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët…. Dhe madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej kryetarin e bashkisë (Erion Veliaj) që ishte ulur ngjitur me mua…”, tha Koka.

Në atë kohë ajo ishte kryetare e FRESSH, por prej asaj kohe, ajo u mënjanua nga politika aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco