Vjedhjet e pagave/ Kalaja: Bashkia e Tiranës si thes mielli, sa më shumë t'i biesh, aq më shumë pluhur nxjerr!

Vjedhjet e pagave/ Kalaja: Bashkia e Tiranës si thes mielli, sa më shumë t'i biesh, aq më shumë pluhur nxjerr!

10:05, 13/05/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim së fundi, katër punonjës të Ujësjellësit të Tiranës, i cili është në varësi të bashkisë, të akuzuar për vjedhjen e 21,6 milionë lekëve nëpërmjet dublikimit të pagave.

Inxhinjeri Erblin Lushaj dhe përgjegjësi i pagave, Sigi Zhuleku, janë vënë në arrest, ndërsa dy faturistë, Rudina Lalaj dhe Azem Xhaferri janë me “detyrim paraqitje”.  Ata u kallëzuan nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Lidhur me këtë zhvatje të re të parave publike është pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, avokatja e njohur Adriana Kalaja e cila tha:

“Situata në bashkinë e Tiranës është si puna e thesit të miellit që e thotë dhe shprehja popullore- sa më shumë ta godasësh, aq më shumë pluhur nxjerr! Në lidhje me këto denoncime dhe procese që kanë kaluar edhe për gjykim, mendoj se realisht ka abuzime, por në kontekstin e përgjithshëm të asaj çfarë ka ndodhur dhe vijon të ndodhë në bashkinë e Tiranës, hapat  janë shumë minimalë, qoftë nga prokuroria e Tiranës, por edhe e SPAK për të hetuar çfarë ndodh në një institucion që pjesën dominuese të buxhetit ka taksat e qyetarëve të Tiranës.”

Ndiqni mendimin e znj. Kalaja në videon në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco