Debate në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Mos pengoni drejtësinë

22:06, 12/07/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK duke i hapur rrugën arrestimit të ish-numrit 2 të qeverisjes socialiste Arben Ahmetaj.

Edhe mbledhja e dytë e këtij këshilli u shoqërua me debatate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat Gazment Bardhi kërkoi që raporti të kalojë që në séance plenare të së enjtes pasi çdo vonesë I jep kohe Arben Ahmetajt që të fshihet.

Por nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe deputetët e PS vendosen që seanca për shqyrtimit e raportit për kolegun e tyre Ahmetaj të zhvillohet të hënën e javës së ardhshme në orën 17.

Në përfundim të mbledhjes, deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Ervin Salinji denoncuan me emra konkretë zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të cilët janë pjesë e fashikullit të dosjes së SPAK për aferën e inceneratorëve.

"Me vota unanime u vendos t’i rekomandohet seancës plenare për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetit Ahmetaj. U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë.

Opozita sot depozitoi raportin e saj me shkrim, për fat të keq kolegët e mazhorancës i dhanë kohë vetes deri të premten për të dorëzuar raportin. U vendos në mënyrë arbitrare që kërkesat të shqyrtohet të hënën. Nesër do depozitojmë kërkesë për ndryshim rendi dite që prokurorisë t’i hapet rruga për të vepruar menjëherë.

Nga shqyrtimi që kam bërë unë, rezulton se në dosje përmenden po ashtu edhe Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Bajftjar Zeqo,"- tha Bardhi. 

Nga ana tjetër të dy avokatët e ish ministrit u përballën me pyetje të forta të gazetarëve, të cilat nuk morën përgjigje të drejtpërdrejta për largimin e Arben Ahmetajt nga vendi si dhe implikimin e përfaqësuesëve të tjerë të mazhorancës në këtë çështje.

Në këtë seancë përveç dorëzimit dhe prezantimit te raportit, deputetët e opozitës pyetën Avokatët e Ahmetajt se pse janë kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes së hetimit që nga 2004, Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, A  mendojnë që po sulmohet politikisht nga mazhoranca si dhe nëse kanë informacion se pse duhet të pyetet Edi Rama për inceneratorët? Por avokatet e Arben Ahmetajt refuzuan tu japin përgjigje direkte deputeteve te opozitës 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco