Farsa elektorale në Elbasan/ Noka: Operatorët masakruan ditën e votimit

Farsa elektorale në Elbasan/ Noka: Operatorët masakruan ditën e votimit

12:27, 11/07/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së, njëherazi edhe drejtuesi politik në Qarkun e Elbasanit, Flamur Noka ka bërë një rezyme të masakrës zgjedhore të 14 majit 2023.

Në daljen publike për mediat, Noka theksoi se në këto zgjedhje shteti u bë një me Partinë Socialiste dhe se materialet e grumbulluara vërtetojnë qartësisht se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Bashkinë e Elbasanit nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Sipas Nokës, ka materiale të bollshme mbi shantazhin, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, piramidat shtetërore e të gjitha institucionet shtetërore dhe të tjera lokale me në krye Damian Gjiknurin, si dhe e gjithë administrata e Bashkisë së Elbasanit me në krye Gledian Llatjen.

Një tjetër element kriminal ishin dhe operatorët në QV-të të cilët ishin o rilindas, o fëmijë të rilindësve të thekur, të cilët masakruan ditën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve.

Noka: Jemi sot këtu për të bërë publike të dhënat që përmban raporti, i cili është hartuar me fakte, me dokumente shkresore, fotografike, filmike, dëshmi të zgjedhësve për farsën e zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit. Në këtë material të hartuar nga dega lokale dhe shtabi i kandidatit, do paraqesim sot materiale të bollshme edhe mbi shantazhin, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, piramidat shtetërore e të gjitha institucionet shtetërore dhe të tjera lokale me në krye Damian Gjiknurin, e gjithë administrata e Bashkisë së Elbasanit me në krye Gledian Llatjen. Kërcënimet, shantazhet dhe miklimet, të gjitha në funksion të rrëmbimit të votës, të devijimit të vullnetit të qytetarëve të Elbasanit në favor të kandidatëve të pushtetit.

Materialet e grumbulluara vërtetojnë qartësisht se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Bashkinë e Elbasanit nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë zgjedhor dhe të ndershëm.

Gjithçka që u zhvillua në Bashkinë e Elbasanit ishte një farsë zgjedhore. Në 14 maj në Bashkinë e Elbasanit kishte një proces votimi, por jo zgjedhje.

Qytetarët e Elbasanit gjatë gjithë fushatës panë se si shteti dhe PS u bënë një. Se si patronazhistët dhe militantët e partisë si dhe titullarët drejtorët dhe administrata shtetërore u bënë njësh në favor të kandidatit të pushtetit.

Provat dhe faktet që do të paraqiten sot tregojnë qartë se makineria shtetërore funksionoi si e tillë brutalisht duke shkelur çdo ligj, Kodin Zgjedhor, çdo zyrë shteti në Elbasan, çdo zyrë drejtori, çdo punonjës i shtetit u kthye në funksion të partisë në pushtet dhe të kandidatit.

Këtu nuk mund të lëmë pa përfshirë edhe Policinë e Shtetit dhe drejtësinë. Policia e Shtetit u kthye në një detashment politik elektoral i PS-së. Drejtësia nga ana tjetër survejonte kandidatët dhe stafet e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Ky ishte një fenomen i frymëzuar nga qendra dhe në rresht e gjithë hierarkia e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, në rresht të gjithë drejtorët me në krye Damian Gjiknurin.

Kërcënimet dhe shantazhet e pafundme të punonjësve të administratës dhe familjarëve të tyre, të çdo pensionisti, kërcënimi ishte deri në prerje pensioni. Kërcënime ndaj qytetarëve që merrnin ndihmë ekonomike. Të gjitha burimet shtetërore funksionuan si burime kriminale për të terrorizuar dhe kërcënuar qytetarët.

Nga ana tjetër e gjithë administrata u vu në funksion të blerjes së votës. Parimi ishte se çdo gjë që nuk blihet me para, do të blihet me shumë para, ai që dominoi gjatë gjithë fushatës elektorale të kandidatit të pushtetit në Elbasan.

Një tjetër element kriminal i ditës së votimit sikur të mos mjaftonin e gjithë kjo maskaradë e zhvilluar ishin dhe operatorët të cilët për çudi ishin të gjithë ‘rilindas’ ose fëmijë ‘rilindasish të thekur’, të cilët gjatë gjithë ditës votonin në emër të qytetarëve duke e masakruar procesin e ditës së votimit./ A. Zeneli/ syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco