'Washington Post:' Arben Ahmetaj rrezikon dënimin deri në 12 vite burg

'Washington Post:' Arben Ahmetaj rrezikon dënimin deri në 12 vite burg

10:39, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, po raportohet gjerësisht edhe nga mediat e huaja.

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Post’, shkruan se Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e tij me akuzat për korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe të tjera krime penale.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngarkuar me ndjekjen e zyrtarëve të lartë, bëri publike kërkesën e saj për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Ahmetaj, 54 vjeç, ishte zëvendëskryeministër dhe gjithashtu shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë në dy kabinete të mëparshme të kryeministrit socialist, Edi Rama.

Si ligjvënës, Ahmetaj ka imunitet parlamentar- që do të thotë se parlamenti së pari duhet të bjerë dakord për arrestimin e tij përpara se të ndërmerret ndonjë veprim për ndalimin e tij. Ndërkohë, gjatë hetimeve janë sekuestruar përkohësisht dy vila që i përkasin Ahmetajt.

Ai po hetohet gjithashtu për kontrata koncesionare për menaxhimin e mbetjeve publike, një shqetësim serioz për qeveritë e Shqipërisë dhe një prioritet kryesor në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Një tjetër ish-zyrtar dhe disa zyrtarë aktualë, së bashku me dy biznesmenë, janë në gjyq për të njëjtat kontrata.

Nëse do të gjykohej dhe dënohej, Ahmetaj mund të përballet me deri në 12 vite në burg,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco