Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë

Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë

13:34, 08/07/2023
A+ Aa A-

Turi ballkanik i kryeministrit Rama ka përfunduar me një lloj incidenti. Në fund të konferncës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, z. Rama është shprehur ndër të tjera se: 

Draftstatutin ia kam dërguar Francës dhe Gjermanisë si “kumbarë të marrëveshjes. 

Koha Ditore e zbardh kështu përgjigjen e Vuçiç:

Të vetmit kompetentë për ta paraqitur statut nuk janë kurrfarë kumbarësh, kurrfarë France e Gjermanie, e as kushdo tjetër, por ekipi menaxhues serb, në përputhje me marrëveshjen e parë të Brukselit dhe gjithë ato që janë arritur deri në gusht të 2015-s. Nuk ekziston askush tjetër, në kuadër të rregulloreve ligjore që është i obliguar që të paraqes draftstatut dhe që është i obliguar të marrë pjesë në gjithë procesin e hartimit të statutit jashtë ekipit menaxhues serb. Kjo është e gjitha, nuk do të vazhdojmë të flasim sonte...

Rama iu përgjigj:

Jo, ata janë kumbarë të planit franko-gjerman, jo të statutit. Kancelari gjerman dhe president francez janë kumbarë të planit franko-gjerman ngase ky është plan që buron nga Franca e Gjermania, nuk e ka nxjerrë Serbia draftin e këtij plani pasi që është fjala për propozimin e draftit të statutit, përsëris, ai ishte vetëm një kontribut që është i drejtuar mbërritjes së një ndikimi pozitiv në këtë proces. Nuk e ka kurrfarë synimi tjetër dhe nuk ka kurrfarë kërkesa nga anash për të pranuar. Por konsideroj që, në rast se palët e interesuara për t’u marrë me të dhe ta lexojnë, atëherë do të gjejnë shumë arsye për ta pranuar, qoftë edhe pjesërisht.

Sërish fjalën e mori Vuçiqi:

Për këtë arsye në Serbi kumbarët i zgjedhim vetë dhe i ftojmë në pagëzime apo në dasma. Te ne kumbarë nuk quhen ata që ua imponojnë vendimet e caktuara...

Aludim i hidhur ky i fundit për implikimet mafioze të shqiptarëve dhe mendësinë e tyre për tutorialitet. 

Përtej kësaj përplasjeje që ia zhubros paketimin turit të zhurmshëm rajonal, del në planin politik se në Beograd e kanë dëgjuar z. Rama të njoftojë me kambana se ka dorëzuar një draft për Asocacionin, e kanë lënë ta vazhdojë këtë muhabet meqë atij i pëlqen dhe nuk prish punë, por në Beograd i kanë vënë kufirin te thana për t’i thënë se statutin e propozojmë Ne. Kjo provon se publikisht ndërmjetësimit të z. Rama i është thënë ‘Jo’. 

Së dyti, incidenti që mund të shmangej, tregon se z. Rama, pavarësisht se çfarë do të tregojë, nuk e njeh mirë në aspektin kulturor dhe politik mjedisin serb, pikëpamjen serbe dhe mënyrën si konsumohet politika në Beograd, meqenëse ka mjaftuar një term që të shënohet si lajthitje. Vuçiç ka mbyllur konferencën duke treguar se kush është zot shtëpie, diçka që mesa duket u detyrua ta bëjë përballë gagarelit nga Tirana. Të cilit në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasën në fytyrë. Le të qeshë tani e të lëshojë lukuninë e gazetarëve të sqarojnë sesi qëndronte puna. Hidh edhe ca foto me gota vere me Vuçiç dhe mbylle këtë kapitull e hajde Tiranë e merru me Fushë -Krujën. / Marrë nga Respublica.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco