SYRI TV/ Berisha: Turi i Edi Ramës në rajon, i turpshëm. Kosova nuk e pranoi si ndërmjetës

15:43, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha turin e takimeve të Edi Ramës në Ballkanin Perëndimor e ka cilësuar të turpshëm. Nga Parlamenti, Berisha akuzoi Ramën se ka ndjekur agjendën e Serbisë gjatë këtyre viteve, si dhe theksoi se Rama kërkon të shpëtojë nga afera Mcgonigal. Kreu demokrat denoncoi se qeveria Shqiptare ka dorëzuar tek iranianët kompjuterat e sekuestruar ditën kur u ndërhy në mënyrë të dhunshme në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha e ka cilësuar të turpshëm turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën se që nga 2013 kur ka marrë pushtetin ka punuar kundër interesit të Prishtinës zyrtare, duke ndjekur agjendën e Serbisë, për ndarjen e Kosovës.

Ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës, sipas Berishës vijnë për shkak se kreu I qeverisë do të shpëtojë nga afera me ish zyrtarin e lartë amerikan Charles Mcgonigal.

Nga Parlamenti, Berisha denoncoi se qeveria Shqiptare ka dorëzuar tek iranianët kompjuterat e sekuestruar ditën kur u ndërhy në mënyrë të dhunshme në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Sali Berisha i bëri thirrje OKB –së që të ndërmarr hetim të shpejtë për këtë çështje si dhe të marrë në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco