Afera McGonigal/ Berisha: Korriku do jetë përvëlues për Edi Ramën, pavarësisht lobimit të Sorosit

Afera McGonigal/ Berisha: Korriku do jetë përvëlues për Edi Ramën, pavarësisht lobimit të Sorosit

12:52, 05/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi sot se Edi Rama i manipulon zgjedhjet për shkak se ka frikë nga largimi prej pushtetit për shkak të mega-aferave. Mes tyre, Berisha veçoi sidomos mega-aferën e McGonigal.

“Dhe, siç e keni marrë vesh, afera e tij e angazhimit të McGonigal në hetimin e opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj në kohën kur ishte në pushtet dhe kundër çdo lloj tagri ligjor, del tani e pleksur me aferën ruse Deripaska.

Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme nga George Soros, Alex Soros për ta shpëtuar nga kjo aferë.

Alex Soros e shpall atë vëlla dhe yll të stabilitetit, vetëm e vetëm që të mund të lehtësojë pozicionin e tij përpara drejtësisë së SHBA, por edhe drejtësisë në Shqipëri në kohën e duhur.

Në fakt, këto përpjekje do dështojnë. Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet e shëmtuara që ka kryer, por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor.

Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë.

Sot ai përdor postin e kryeministrit për t’u fryrë konflikteve në rajon. Ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe këtë e bëri për lëkurën e tij, sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori.

Procesi McGonigal, me gjithë përpjekjet e Alexandër Soros, do i dëshmojë botës se Edi Rama është aventurier pa asnjë parim, një njeri që për hir të pushtetit të tij është i aftë të bëjë gjithçka,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco