Lajmi i fundit

DOKUMENTI EKSKLUZIV/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

VIDEO/ ‘Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh më shumë’/ Berisha-Veliajt: Qytetarët do të të nxjerrin prej zverku

VIDEO/ ‘Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh më shumë’/ Berisha-Veliajt: Qytetarët do të të nxjerrin prej zverku

11:08, 01/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi kryebashkiaku Erion Veliaj doli nga SPAK dhe lëshoi një tiradë me sulme ndaj analistëve dhe opozitës.

Berisha tha se qytetarët e Tiranës do e nxjerrin Veliajn për zverku nga vrima e miut.

POSTIMI I PLOTË

“Jo vetëm nuk largohem, por do vjedh edhe më shumë”m deklaron Veliaj!

Deklaratë nga vrima e miut e rrethuar me 1000 policë.

Të dashur miq, pasi mbaroi inspektimin e kolegëve dhe u nda me bashkëpunëtorët e tij në Skrapin e Partisë, Erion Vjedhësi i Parë i Tiranës derdhi të gjithë dufin dhe urrejtjen e tij ndaj analistëve dhe porositi Dumanin të ecë përpara në rrugën e partisë. Kurse qytetarëve të Tiranës u tha se nuk do largohet, por do vjedhë edhe më shumë.

Me këtë rast duhet t’i themi kryehajnit të Tiranës se qytetarët e kryeqytetit kanë dhënë verdiktin: nxjerrje prej zverku nga vrima e miut dhe varje e gdhendje me germa të zeza të emrit tënd në shtyllën e turpit të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco