Publikohet raporti për farsën elektorale/ Berisha: Manipulimi më i rëndë zgjedhor në historinë 32-vjeçare

Publikohet raporti për farsën elektorale/ Berisha: Manipulimi më i rëndë zgjedhor në historinë 32-vjeçare

12:34, 05/07/2023
A+ Aa A-

Opozita shqiptare publikoi sot raportin për farsën elektorale të 14 majit. Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se ky ishte manipulimi më i rëndë në historinë 32-vjeçare të vendit.

“Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023.

Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit. Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale.

Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare. Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët.

Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco