Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Besa Sharrah: Jordan i informuar rreth aferës Rama-Mc Gonigal, pritet investigim i plotë nga ana e tij

22:17, 04/07/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë Besa Sharrah tregoi se në takimin me senatorin Jim Jordan në kongresin amerikan në të cilin u trajtua edhe afera Rama-Mc Gonigal u kërkua të ketë një investigim serioz rreth kësaj çështjeje.

Në një lidhje me Skype për “A Shoë” me Adi Krastën në Syri TV, Sharrah shprehet se kongresmeni Jordan ishte plotësisht i informuar në atë çka po ndodh në Shqipëri dhe pritet të ketë ndërhyrje sa i përket  këtyre situatave.

“Jim Jordan ishte plotësisht i informuar në atë që po ndodh dhe ajo që ishte më e rëndësishme për kongresmenin ishte fakti që përballë tij kishte njerëz që realisht advokojnë për këtë vend kaq të vogël në  Ballkan. Ajo që i theksova kongresmenit bashkë me miqtë e mij Florin, Nadorin dhe Bledin ishte fakti që ‘ne nuk po ju kërkojmë të sillni demokracinë në Shqipëri, as të bëni betejat tona për ne por duhet të kuptoni se investigimi që ju jeni duke performuar afekton një vend në mënyrë shumë të thellë siç është Shqipëria’. Për ta vendosur në kontekst, në perspektivë për të këtë gjë ajo që i shpjeguam ne është që nuk i konvenon asnjë vendi qoftë Shqipërisë, Bashkimit Europian apo qoftë SHBA-së  që të ketë një vend neokomunist në zemër të Ballkanit siç është Shqipëria. Kur përdora këto fjalë mori një natyrë tjetër bashkëbisedimi dhe filloi të bëntë më tepër pyetje.

Gjithashtu na pyeti ne se cili ishte background-i ynë dhe pse ishim kaq të motivuar. Ne i shpjeguam që të gjithë ne vinim nga familje të persekutuara shqiptare dhe jemi shumë të motivuar që Shqipëria të mos kalojë sërish në një vend neokomunist duke qënë se e kemi vuajtu, si në ashtu edhe paraardhësit tanë . Për këtë arsye ai u ndje jashtë mase i vlerësuar e para,  sesa ishte e rëndësishme kjo gjë   dhe e dyta fakti që ne ishim prezent aty për këtë çështje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco