SYRI TV/ Berisha përplaset me Felajn: E ktheve Prokurorinë në strofull familjare, jep dorëheqjen!

13:31, 03/07/2023
A+ Aa A-

Reduktimi i kohës së diskutimeve për raportin vjetor të 5 instotucioneve të drejtësusë në vend nxiti  debate të forta në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi socialistët se po shkurtojnë debatet per të mbrojtur veten nga inkriminimet, ndërsa nënkryetarin e Kuvendit Ermonela Felaj se e ka shëndërruar Prokurorinë në strofull familjare. Sipas Berishës, është e turpshme që seanca e veprimtarive të organeve ligjzbatuese, të drejtohet nga simboli i kapjes së drejtësisë.

SYRI TV

Senaca plenare për raportet e veprimtarive vjetore të 5 institucioneve të drejtësisë nxiti debate të forta në Kuvend, për shkak se maxhoranca  ka kufizuar kohën e debatit. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se  shkurtimi i debateve  është në shkelje të ligjit dhe dëshmon frikën që socialistët kanë nga veprat e tyre kriminale. Gjatë fjalës së tij, Berisha u përfshi në debate me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, të cilën e akuzoi se e ka shëndërruar prokurorinë në strofull familjare.

Argumenti që përdori nënkryetarja e Kuvendit Felaj për tu mbrojtur ishte se të afërmit e saj janë me biografi të mirë.

Akuzat ndaj Felajt, Berisha i vijoj edhe gjatë prononcimit me gazetarët jashtë parlamentit, nga ku e cilësoi të turpshme faktin që debatin për veprimtarinë  e organeve ligjzbatuese po e kryeson simboli i kapjes së  drejtësisë shqiptare.

Berisha deklaroi se sistemi i drejtësisë  është shkatërrua plotësisht për shkak të vettingut politik, ndërkohë që me mijëra dosje të qytetarëve zvarriten në dyert të prokurorisë.

Sipas liderit demokrat janë këto probleme me sistemin e drejtësisë dhe inkriminimi i zyrtarëve më të lartë të shtetit, çfarë detyrojnë parlamentin që të ezuaurojë për shumë pak orë debatet për 5 rasportet e institucioneve më të rëndësishme të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco