Mike Pence merr pjesë në tubimin e MEK/ Irani tërbohet me Francën, por falënderon Shqipërinë

Mike Pence merr pjesë në tubimin e MEK/ Irani tërbohet me Francën, por falënderon Shqipërinë

12:55, 03/07/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, aktualisht kandidat i republikanëve për president, mori pjesë në një tubim të organizuar në fundjavë në Paris nga Organizata Muxhahedinët e Popullit Iranian, të njohur si MEK.

E pranishme në tubim ishte edhe ish-kryeministrja britanike, Lizz Truss, raporton Al Jazeera.

Por Teherani reagoi me zemërim ndaj Francës, që lejoi këtë tubim të disidentëve iranianë. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se Franca po mbështet vrasësit e popullit iranian.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë iraniane falënderoi qeverinë shqiptare për sulmin e ndërmarrë ndaj kampit të MEK.

“Parisi krijoi bazat për një tubim terroristësh, daullet e turpit të të cilit u dëgjuan në Shqipëri dhe jehuan në mbarë botën së fundmi,” tha zëdhënësi Nasser Kanani, duke shtuar Franca do ketë pasoja ligjore nëse vazhdon të akomodojë grupin disident.

Kujtojmë se Franca e pati bllokuar këtë tubim pikërisht në kohën kur qeveria shqiptare ndërmori sulmin mbi kampin MEK. Por një gjykatë franceze e rrëzoi vendimin për të mos lejuar tubimin.

Sulmi i qeverisë shqiptare mbi kampin MEK është kritikuar ashpër nga zyrtarët më të lartë të djathtë në SHBA.

Sipas tyre, kjo po bëhet në mënyrë që administrata Biden të joshë regjimin e mullahëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco