‘Prokuroria e Tiranës, strofull familjare’/ Vokshi-Felajt: Duhej të kishit dhënë dorëheqjen

‘Prokuroria e Tiranës, strofull familjare’/ Vokshi-Felajt: Duhej të kishit dhënë dorëheqjen

10:54, 03/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i kërkoi deputetes së PS-së, Ermonela Felaj të jepte dorëheqjen nga posti pas emërimit të katër familjarëve të saj në sistemin gjyqësor.

Nga Foltorja e Kuvendit, Vokshi tha se është shkelur rendi i ditës në Parlament pa pasur asnjë rast urgjent duke futur sot në seancë raportet e institucioneve të pavarura.

Diskutimi:

Vokshi: Në ditët e fundit të qershorit është shpërndarë kalendari. Në faqen zyrtare të Parlamentit gjendet ky kalendar që nuk ka lidhje me rendin e ditës por me urdhrin e Lindita Nikollës. Rendi mund të shkelet për çështje, urgjente dhe ne nuk kemi asnjë urgjencë. Nëse është urgjente se e mbyllët me urdhër të Ramës, jo nuk përbën çështje për të shkelur rregulloren. Rendi i ditës së sotme ka disa shkelje. Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione. Ju zonja Felaj duhej të kishit dhënë dorëheqjen pas skandalit të emërimit të…

Felaj: Zonja Vokshi ju mbaroi minutazhi.

Vokshi: Më lini të flas, ashtu siç latë dhe Ballën 3 minuta shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco