Berisha: Ballkanin e Hapur e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov

10:23, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te projekti i dështuar i Ballkanit të Hapur të Ramës me Vuçiç, ku sipas tij këtë proces e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov.

Në këtë kuadër, Berisha theksoi se ‘rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit’.

Berisha: Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament.

Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë.

Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të inegruar tërësisht në territorin e Serbisë.

Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se:  ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.

Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shtetevë sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus.

I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco