VIDEO/ Alban Bala: Të çlirojmë energjinë që rri fshehur, pa përfshirë diasporën nuk ndryshojmë pikturën

21:23, 13/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Alban Bala duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, duke diskutuar zgjedhjet e 14 majit, është shprehur se duhet përfshirë diaspora në votime.

Bala u shpreh në SYRI TV, se shumë prej shqiptarëve kanë ikur nga vendi dhe nuk e kanë shprehur bindjen e tyre në zgjedhje.

‘Ti nuk je duke bërë zgjedhje, por je duke hedhur gogla sepse ke 186 mijë njerëz që marrin rrogën në administratë, dhe kjo do të thotë se mjafton rrethi dhe farefisi, pa hapur numrin e atyre që votojnë dhe pa përfshirë ata që nuk janë këtu që të votojnë, ti nuk mund të ndryshosh pikturën.

Nëse ne do të kishim një kauzë të opozitës për të mundësuar votën e diasporës në një mënyrë apo në një tjetër, mund të kishte një lloj shprese që mirë keq 4.2 mln njerëz do të përfshiheshin në votime dhe ti do të kishe mundësinë për të ndryshuar, sepse ata nuk paguhen.

Nëse ti ke 1.7 apo 1.5 milionë njerëz, prej të cilëve 40% dalin të votojnë, sa bëjnë. Ti llogarit rrethet familjare dhe farefisin të cilët nuk kanë ndonjë arsye të madhe për të ndryshuar gjëra, dhe ku dalim. Dalim aty ku bën shumë lirë për të blerë vullnetin e pjesës së mbetur. Dhe në këtë pikëpamje n e na duhet të çlirojmë energjinë që rri e fshehur, duke përfshirë diasporën ne duhet të hapim shoqërinë, dhe duhet të krijojmë një formë tjetër të përfshirjes së njeriut këtu’, tha gazetari Alban Bala në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco