Berisha: Kemi prova, njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare

Berisha: Kemi prova, njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare

21:11, 13/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se ka prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare.

Ai tha se opozita gjatë gjithë këtyre viteve, ka rënë pre e përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

Sali Berisha: Kemi prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare. Sikurse u provua edhe me aferën ruse dhe sanksionimin e Sali Berishës. Opozita gjatë gjithë këtyre viteve, unë jam dëshmitar i përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

Donin ta përjashtonin me çdo kusht nga reforma në drejtësi, aq sa nxorën te deri e parlamentit me 15 të rinj të Sorosit bashkë me një ambasador për të protestuar kundër opozitës. Gjithë çfarë unë kisha në dorë, kishim vetëm standardet e Venecias për reformën në drejtësi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco