Burime nga zyra e Ramës: Mbledhja e qeverive është anuluar/ Zyra e Kurtit: Nuk jemi njoftuar

Burime nga zyra e Ramës: Mbledhja e qeverive është anuluar/ Zyra e Kurtit: Nuk jemi njoftuar

19:18, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama anulon në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Burimet nga zyra e Ramës thanë se mbledhja është anuluar.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi për SYRI TV, se nuk ka asnjë njoftim nga qeveria e Shqipërisë për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive në Gjakove.

Sipas tij, qeveria e Kosovës është gati për mbledhjen nesër.

Mediat e Kosovës raportuan më herët se mbledhja e qeverive, e parashikuar për nesër, mund të anulohet.

Këto media i referohen burimeve nga Tirana.

Ndërkohë pritet një dalje e kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco