VIDEO/ Alma Lama: Propozimi i Ramës i kotë, nëse nuk ka ardhur si një kërkersë nga Brukseli

18:41, 13/06/2023
A+ Aa A-

Diplomatja dhe gazetarja Alma Lama e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se drafti i Ramës për asocasionin në Kosovë është i kotë, nëse nuk ka ardhur si një kërkesë diplomatike nga Brukseli.

Lama tha se, Albin Kurti nuk po bashkëpunon më ndërkombëtarët që nga dita kur ka ardhur në pushtet. Sipas Lamajt, Albin Kurtit po i kërkohet që të mos jetë ai që të provokojë i pari situatën në veri.

‘E kam thënë edhe më herët, nëse ky propozim i Ramës nuk ka ardhur si rrjedhojë e ndonjë kërkese diplomatike nga Brukseli, nga Scholz apo presidenti Francez, mendoj se është tërësisht e kotë dhe nuk ka ndonjë funksion veç për të bërë lajm.

Mendoj se përgjigja e qeverisë së Kosovës, është ajo që duhet, në kuptimin se është Kosova ajo që duhet ta përgatisë draftin për asocasionin. Është një punë tërësisht e Kosovës.

Kështu që nuk ka pse ti jepet më shumë rëndësi se sa ka, në aspektin e procesit për bërjen e asocasionit.

I vetmi vend është i interesuar për të pasur tensione dhe që po i prodhon ato tensione në veri, është Serbia dhe këtu nuk ka asnjë lloj dileme. Të gjithë ne që kritikojmë Kurtin e kritikojmë për mungesë të bashkëpunimit me ndërkombëtarët, siç ka bërë që në fillim të mandatit, dhe kemi ardhur në një situatë që është në konfrontim me SHBA që është shumë e dëmshme dhe për këtë arsye e kritikojmë në vazhdimësi, sepse ka treguar mungesë respekti, bashkëpunimi, koordinimi dhe këto i dëmtojnë interesat e Kosovës.

Tjetër gjë që i kërkohet atij është të mos e provokojë i pari situatën, sepse situata dhe shkaku atje sigurisht që është Serbia’, tha Alma Lama në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco