Shameti: Që kur ka ardhur në pushtet Vetëvendosja, Serbia është ndjerë e frustuar

18:37, 13/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV për të diskutuar krizën në Kosovë ishte analisti dhe gazetari, Sokol Shameti.

Shameti është shprehur se qasja e Kurtit ndaj propozimit të Ramës deri sot ishte e moderuar dhe se nuk ka pranuar ta montonte pavarësisht presionit nga ana e kryeministrit të Shqipërisë.

"Unë nuk do të oja që as në ëndrrën më të keqe që kryeministri i Kosovës dhe i Shqipërisë të jenë në anë të kundërta të llogores. Praktikisht puna është në këtë pikë dhe Rama ka kërkuar që të zgjidhë atë pikën e përplasjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti me shumë maturi e ka shmangur përgjigjen e kësaj çështje në media, në qeverinë e Kosovës ka pasur heshtje ndërsa në krahun tjetër të Shqipërisë ka pasur presion që ta pranonte.

Ne veriun e Kosovës nuk ndodhi asgjë më e rëndë se sa arrestimi i ministrit serb Marko Gjuriç nga policia, ndërsa sot kur është arrestuar një trajner boksi po ka shumë reagime se po sulmohen serbët, po na fusni në krizë me aleatët e shumë të tjera. Që kur ka ardhur në qeveri Vetvendosja, Serbia është ndjerë shumë e frustuar dhe se me atë qeveri nuk mund të bësh dhe të nënshkruash si të duash marrëveshje.

Asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur më parë nuk po ndodh sot dhe përplasja e Vuçiç me Kurtin është kontrasti i një ultranacionalist si Vuçiç dhe kundër internacionlisit si Kurti. Mes kësaj përplasje futen dhe kozmopolitët që nuk ka as sere as shqiptar dhe të gjithë jemi qytetarë të lirë të botës.

Nuk di që Shqipëria të ketë dhunuar serbët, për Vuçiç që është një i djathtë ekstrem akuzon si një komunist dhe enver hoxhë dikë që kërkon barazi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco