‘Ndihmë vllazërore’/ Ironia e Bushatit: E gjeti Albini një rruge që mos i’a çoje Edit draftin kot

‘Ndihmë vllazërore’/ Ironia e Bushatit: E gjeti Albini një rruge që mos i’a çoje Edit draftin kot

16:24, 13/06/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati ka ironizuar draft-propozimin e Edi Ramës për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me përgjigjen që i dha kryeministri Albin Kurti.

Kjo po që është ndihmë vllazërore. E gjeti Albini një rrugë që mos ia çojë Edit draftin KOT’, shkruan Bushati në Facebook.

 Ditën e sotme, Kurti i’u përgjigj propozimit të Ramës, duke i thënë këtij të fundit që t’ja dërgojë draftin Aleksandër Vuçiçit për Asosacionin e komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

‘Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë.

Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë’, tha Albin Kurti, gjate komentit të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco