VIDEO-SYRI TV/ Afera me djegësat. Spaho: Vjedhja më e madhe e fondeve publike

15:33, 13/06/2023
A+ Aa A-

Afera e djegsave përplasi maxhorancën me opozitën në Komisonin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Edmond Spaho deklaroi se inceneratorët janë vjedhja më e madhe e fondeve publike, teksa akuzoi qeverinë se po vazhdon pagesat ndaj kompanive koncensionare edhe pse pronarët e tyre janë në arrati. Me kritika për koncensionet e mbetjeve u shpreh edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili propozoi që incenerimi të kryhet nga vetë bashkitë.

SYRI TV

Afera 470 mln euro me djegësat nxiti debate mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti  demokrat Edmond Spaho, deklaroi se inceneratorër u përdorën për qëllime korruptive ndërsa theksoi se përmes tyre është bërë vjedhja me madhe e fondeve publike. Ai akuzoi qevrinë se po vijon pagesat ndaj konapnive koncensionare edhe pse bosat e tyre janë në kërkim nga drejtësia.

Ndërkohë socialistët pretendojnë se situata me mbetjet  është më e mirë se çfarë ka qënë, ndërsa kërkojnë që çështjen t’ja lënë në dorë SPAK-ut.

Ndërkohë me rezerva e kritika për kontrat koncensionate të incenerimit të mbetjeve kishte edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili propozoi që incenerimin e mbetjeve ta bëjnë vetë bashkitë.

Diskutimet u bënë më Komisionin e Ekonomisë dhe financave ku po diskutohej ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Shqipërisë dhe KF-së, për programin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Pavarësisht debateve, maxhoranca miratoi me votat e saj projektligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco