SYRI TV/ Berisha denoncon masakrën zgjedhore në Elbasan: Mosbindje civile kundër regjimit

15:05, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot me video manipulimin e procesit zgjedhor në Elbasan. Lideri demokrat u shpreh se opozita nuk do i njohë kurrë këto zgjedhje ndërsa ftoi qytetarët që t’i kundërvihen regjimit të Edi Ramës me mosbindje civile. Sipas Berishës, Edi Rama dhe kriminelët e tjerë elektoralë nuk ndalen kurrë nga shkelja e ligjit për të rrëmbyer mandate që nuk I takojnë, ndaj dhe protestat janë e vetmja mënyrë për ti ndaluar.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi protesta  të fuqishme dhe  mosbindje civile  kundër regjimit. Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se kjo është e vetmja mënyrë për tu përballur me masakrën zgjedhore të 14 majit

Lideri demokrat publikoi ehde pamjet filmike që faktojnë atë që ai e cilësoln si batërdia elektorale në Elbasan, ku operatorët socialist kanë ushtruar kontroll të plotë mbi votuesit. Po ashtu ai solli edhe prova të votimeve familjare, ndërsa theksoi se procesi u krye jashtë cdo standarti ligjor

Sipas Berishës,  Rama dhe kriminelet e tij elektoral vodhën hapir mandate që nuk i takojnë, ndaj paralajmëroi se demokratët nuk do ti njohin kurrë zgjedhjet lokale të 14 majit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco