Premtimi i Ramës për rritjen e pagave, Meta: Manovër elektorale! Rrezikon të rrisë pabarazinë

Premtimi i Ramës për rritjen e pagave, Meta: Manovër elektorale! Rrezikon të rrisë pabarazinë

14:10, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka komentuar premtimin e qeverisë për pagën 900 euro, ku tha se kjo e fundit u dha vetëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Meta tha se vendi ynë rezulton me të ardhurat më të ulëta në rajon dhe një rritje e tillë pagash do  të thellojë pabarazinë mes shtesave.

Sakaq shtoi se vendimi për rritjen e pagave për ligjvënësit dhe administratën publike u mor pa asnjë analizë të thelluar ekonomike.

“Edi Rama në ethet e fushatës zgjedhore, lëshoi premtimin për pagën 900 Euro si dhe miratoi një ligj për rritjen e pagave. Edi Rama pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës. Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, pasi rritja e pagave nuk ka filluar të aplikohet pasi koeficientet ishin të gabuar, ndonëse ligji është miratuar në Kuvend. Kjo rritje e pagave rezulton të sjellë thellimin e një pabarazie të tejskajshme, nëse paga e kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale ka shkuar tani më 10 herë. Nëse paga e tij ishte atëherë 32 herë më e lartë se ndihma mujore ekonomike familjare, tani më është dyfishuar.

Votimi në parlament për ligjin tregoi se nuk ishte qëllimi që nga rritja e pagave të frenonte emigracionin, apo presionin mbi ekonominë e tregut. Shqipëria është e fundit në rajon për tërheqjen e investitorëve dhe vendi me të ardhurat më të ulëta në buxhet. Rritja ekonomike mbetet më e ulët, borxhi publik është i lartë. U premtua rritja ekonomike 4.4% por banka botërore parashikojnë vështirë se mund të arrijë në 2.2%. Fuqia blerëse e një familje shqiptare është më e ulëta në rajon, çdo rritje me urdhër rrezikon të kthehet në bumerang social. Teksa mjekët, oficerët, infermierët morën vetëm 7%, qeveritarët morën 50%”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco