VIDEOLAJM/ Shihni pamjet e masakrës elektorale në Elbasan, Berisha bën denoncimin e fortë

VIDEOLAJM/ Shihni pamjet e masakrës elektorale në Elbasan, Berisha bën denoncimin e fortë

12:59, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, pasi kishte denoncuar më herët se në 70 përqind të qendrave të votimit në Elbasan, janë regjistruar shkelje të rënda, sot doli me pamje konkrete nga masakra elektorale. Ai denoncoi farsën elektorale në bashkinë e dytë më të madhe në vend, ndërsa tha se zgjedhjet nuk do të njihen kurrë.

“Këto ishin disa video përfaqësuese të mbi 70 përqind të qendrave të votimit të kontrolluara. Sepse jo të gjitha janë kontrolluar dhe jo në pak raste, kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtojnë kontrollin. Është bërë vendosje kamerash që të mos filmojnë përveçse në gjunjë e poshtë votuesit. Kjo ka qenë shumë e përhapur në Kamëz, por është përdorur edhe në zona të tjera.

Elbasani, rrethi i dytë më i madh pas Tiranës, është farsa më e shëmtuar elektorale, pavarësisht nga votimi dixhital që u vendos aty me qëllimin më të mirë për të shënuar një hap cilësor. Por Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë elektoralë nuk i ndalon asgjë, asnjë akt, asnjë shkelje ligji, asnjë dhunim kodi, etike, norme, për të rrëmbyer mandate që nuk i takonin. Prandaj këto zgjedhje nuk njihen kurrë, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime, kushtetuese për të votuar të lirë, njëlloj si kombet e tjera të Europës,” tha Berisha.

VIDEOT E MASAKRËS ELEKTORALE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco