‘Po shkel Kushtetutën e Serbisë’/ Politikani serb ndalohet nga BIA: U thash se s’po e shkel Kushtetutën e Kosovës

‘Po shkel Kushtetutën e Serbisë’/ Politikani serb ndalohet nga BIA: U thash se s’po e shkel Kushtetutën e Kosovës

12:50, 12/06/2023
A+ Aa A-

Mëngjesin e së hënës, politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviç, njoftoi se është ndaluar nga Agjensia Shtetërore e Sigurisë së Serbisë (BIA)  dhe është marrë gjerësisht në pyetje, ndërsa aktivitetet e tij iu paraqitën si shkelje e Kushtetutës së Serbisë.

“Po e shkel Kushtetutën e Serbisë, më thanë – u thash, se nuk po e shkel Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviq, i cili e pranon shtetin kosovar si shtet të tij.

Në rrjetin e tij në Tëitter, Bogdanoviç, u shpreh se sa i përket asaj se çfarë ka thënë për BIA-n gjatë marrjes në pyetje, ishte mbështetja e tij për Kosovën dhe rrugën Euro-Atlantike të saj, bashkërisht me idetë e tij për ripajtim mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

“Besoj se do të arrestohem në Serbi po qe se vazhdoj me politikën e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse advokoj për integrimet e tyre Euro-Atlantike dhe anëtarësim në NATO....Mu prezantuan se aktivitetet e mia shkelin Kushtetutën e Serbisë. Unë ju përgjigja se nuk po e shkel Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai në Tëitter, ndonëse shprehet se sa i përket zyrtarëve që e morrën në pyetje “ata ishin korrektë”.

Nuk është bërë as një muaj që dy serbë nga Leposaviqi u arrestuan (dhe u liruan) nga Serbia në pikën kufitare të Jarinjes me Kosovën nën akuza se po punonin “kundër rendit kushtetues të Serbisë” duke “promovuar pavarësinë e Kosovës....duke bërë thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”. Megjithatë që të dy ishin liruar “në mungesë provash” ndonëse u ishte shtyrë paraburgimi edhe me nga 30 ditë.

Avokati i njërit nga të arrestuarve, Ivan Niniç, pati thënë për Radion Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe) se klienti i tij Dragan Nikoliç, u lirua për shkak të mungesesës së provave.

“Pesë dëshmitarët e parë erdhën, refuzuan të dëshmojnë duke thënë se kishin frikë për sigurinë e tyre. Më pas u thirrën edhe katër dëshmitarë të tjerë. Një dëshmitar erdhi dhe tre jo. Prokurori konstatoi se nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar praninë e tyre, duke qenë se ata janë në territorin e Kosovës dhe Serbia nuk ka mekanizma që t'i detyrojë të vijnë”, tha Niniq, duke theksuar se këta ishin dëshmitarë të identifikuar nga Policia serbe.

Përveç Nikoliçit, ishin arrestuar edhe tre serbë nga veriu i Kosovës. Të gjithë ata akuzoheshin se ishin pjesë e “një grupi të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, gjegjësisht përmbysja e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”. Ata dyshohej se kishin shpërndarë "material propagandistik për të promovuar pavarësinë e Kosovës".

Njëri prej serbëve, sipas REL, ishte ende i ndaluar për arsye “të kompletimit të provave”, ndërsa avokati në fjalë thoshte se “ky është një proces politikisht i vënë”.

Niniç paraprakisht pati thënë se të gjithë dëshmitarët kanë të përbashkët se “ata i marrin rrogat nga buxhetet komunale në veri të Kosovës”, pra janë nën “kontrollin e Listës Serbe”, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Autoritetet serbe nuk i kanë reklamuar fare këto raste të arrestimit, por avokatët e tyre e kanë informuar opinionin publik./ nacionale/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco