Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferri: Kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeministri

Xhaferri: Kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeministri

15:18, 11/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri ka reaguar për rastin e vdekjes tragjike të 15 vjeçarit Floristel Gjata, duke i shprehur ngushëllimet familjes.

Në postimini e tij në Facebook, Xhaferri thekson se ky është një rast tronditës, kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeminsitri dhe kërkon që përgjegjësit të hetohen.

‘Familja prej javësh bënte apel për kurimin jashtë vendit, pasi transplanti i zemrës ishte emergjencë, por kjo mbeti peng i fondeve që nuk u alokuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe mungesës së një marrëveshjeje me një spital në vendet e BE për ndërhyrje të ngjashme. Tragjedi të tilla na bëjnë të kuptojmë se sa të pafuqishëm jemi përballë një makineri korruptive që ka mbërthyer sistemin tonë shëndetësor, dhe që po e paguajmë me jetë njerëzish’, shkruan Xhaferri.

Postimi i plotë:

Kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeministri

Vdekja tragjike e 15 vjeçarit Floristel Gjata më tronditi, teksa edhe këtë herë binomi  burokraci-babëzi rezultoi vrastar.

Së pari i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjata dhe solidarizohem me dhimbjen e tyre.

Familja prej javësh bënte apel për kurimin jashtë vendit, pasi transplanti i zemrës ishte emergjencë, por kjo mbeti peng i fondeve që nuk u alokuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe mungesës së një marrëveshjeje me një spital në vendet e BE për ndërhyrje të ngjashme.

Shqiptarët u solidarizuan me rastin dhe grumbulluan në kohë rekord shumën prej 150 mijë eurosh, por kjo nuk mjaftoi, pasi Floristeli e humbi betejën më sëmundjen.

Tragjedi të tilla na bëjnë të kuptojmë se sa të pafuqishëm jemi përballë një makineri korruptive që ka mbërthyer sistemin tonë shëndetësor, dhe që po e paguajmë me jetë njerëzish.

Autoritetet duhet të nisin hetimet, që nësë ka përgjegjës që paguhet me taksat tona, së paku të mos jetë më aty, e nëse më keq, të shkoj prapa hekurave.

Rasti i Floristelit nuk është i veçuar, ai thjeshtë është viktima e radhës e një sistemi të kalbur shëndetësor që ka prioritet  fasadën por jo shëndetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco