VIDEO/ Blushi: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën

VIDEO/ Blushi: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën

19:29, 25/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar mungesën e punës së bashkisë Tiranë.

Blushi shkruan se, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku për 5 minuta përmbytet krejt Tirana.

Reagimi i Tedi Blushit:

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën!

Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.

I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj. Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!

Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet. Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik!

Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco