I braktisur/ Veliaj ndjek nga pas Ramën

I braktisur/ Veliaj ndjek nga pas Ramën

15:24, 25/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shquhet për servilizëm.

Këtë e ka treguar më së miri në postim të fundit në rrjetet sociale, ku shprehet se është nisur për në Milano, për të marrë pjesë në takimin e nesërm të Edi Ramës me shqiptarët e Italisë.

Edhe pse kreu i qeverisë e ka thënë qartë publikisht se kush është në hetim ta zgjidhë problemin vetë dhe se zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin nuk kanë vend në PS, Veliaj bën sikur s'ka ndodhur gjë. 

Ky i fundit tenton të bëjë propagandë, sikur marrëdhënia e tij me Ramën është e njëjtë, si më parë, por në fakt gjithçka ka ndryshuar. 

Veliaj është nën hetim nga SPAK-u, lajm i denoncuar nga CNA javë më parë dhe Rama e ka thënë qartazi që nuk do të bëjë avokatinë e askujt dhe kush ka probleme me drejtësinë do të përballet vetë me të. 

Kështu i braktisur, Veliaj ndjek Ramën nga pas. Ndoshta shpreson se mund të ndryshojë diçka. 

Por sa më shumë t'i shkojë Veliaj nga pas Ramës, aq më pak njerëz do ta ndjekin kryeministrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco