'Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë, u mohon përvojën - themelore për profesionin'

'Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë, u mohon përvojën - themelore për profesionin'

12:49, 25/05/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike dënoi sot me forcë, "agresionin" siç e cilësoi, që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë ndaj profesionit të mësuesit. Znj. Lili Sula, shefe e departamentit të Arsimit në PD, doli me një deklaratë pas udhëzimit më të fundit nga qeveria lidhur me profesionin e arsimtarit.

"Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 8, datë  03.05.2024 ‘Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, - tha Sula, - është shprehje e flagrante e politizimit të sistemit të punësimit;  e centralizimit të procedurave të punësimit; e mungesës së përgjegjësisë dhe respektit për punën dhe karrierën e mësuesve.

Sipas këtij vendimi, mësuesit  i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit– duke u mohohuar kështu përvoja e punës- tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion. 

Kreu V, pika 14 godet rëndë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit edhe pse e ka fituar një herë. ‘Mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të lira u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij udhëzimi’.

Udhëzimi, nga njëra anë përligj dështimin e Rilindjes në arsimin parauniversitar, mbylljen e klasave dhe shkollave për shkak të shpopullimit dhe nga ana tjetër, shantazhon dhe mban në presion mësuesit sepse atyre u lidhen kontratat të përkohshme pune dhe janë të detyruar të konkurojnë çdo vit për shkak të rënies së thellë të numrit të nxënësve.

Është antiligjore që të drejtën e ushtrimit të profesionit të fituar tashmë– të mos ta gëzosh dot për shkak të dështimit të sistemit, për shkak të dështimt të qeverisë dhe të detyrohesh të konkurosh përsëri.

Qeveria e Edi Ramës, menjëherë pas ardhjes në pushtet, në kundërshtim me interesin publik, bëri një seri ndryshimesh në aktet ligjore dhe nënligjore duke cenuar profesionin e mësuesit dhe vënien e marrëdhënieve të punës së tyre nën trysninë partiake të Rilindjes.

Krahas ndryshimeve në ligjin nr. 69/2012 ‘ Për sistemin arsimor parauniversitar’, Rilindja, gjatë periudhës 10 vjeçare të saj në pushtet, 2014-2024, ka ndryshuar 5 herë udhëzimin ‘Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit nga puna të mësuesit’.

Udhëzimi nr. 35, I vitit 2014; 

Udhëzimi nr. 38, I vitit 2015;

Udhëzimi nr. 13. I vitit 2019;

Udhëzimi nr. 12 I viit 2021 dhe së fundi

Udëzimi nr.8 i vitit 2024,

Këto Udhëzime, që mbajnë firmën e të gjithë ministrave të Rilindjes, flasin për:

Trysninë politike, që Rilindja vijon të ushtrojë mbi mësuesit.

Braktisjen dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të zhvilluar burimet më të rëndësishme të sistemit, sikurse janë Mësuesit.

Papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, në menaxhimin e shërbimit arsimor, gjendja e të cilit u raportua si katastrofike nga vlerësimet ndërkombëtare të Pisa 2022.

Mjerimin profesional të administratës së sistemit rsimor.

I bëjmë thirrje znj. Manastirliu të shfuqizojë vendimin nr 8, vendim që i vendos mësuesit në tabelën e qitjes të shantazhit e presionit, që godet dhe asgjëson të drejtat e fituara profesionale.

Miratimi i statusit të mësuesit me qëllim garantimin e statusit të tij ligjor, ekonomik, të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimit të karrierës, është objektiv kryesor i Partisë Demokratike që do të shmangë kontratat e punës me afat dhe do t`u garantojë mësuesve që ushtrojnë me dinjitet profesionin më fisnik, atë të formimit të brezave e të qytetarëve të Shqipërisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco