Gjinaj: SPAK hetim pasuror Veliajt dhe familjarëve të tij

Gjinaj: SPAK hetim pasuror Veliajt dhe familjarëve të tij

09:53, 22/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv tha se nëpër korridoret e politikës flitet një arrestim i mundshëm i Erion Veliajt.

Gjinaj tregoi se kryebashkiaku ka disa çështje në SPAK, ndër to edhe dosjen 5d

“Në korridoret e politikës dhe të vet bashkisë flitet që Erion Veliaj do të arrestohet. Nga ana tjetër në koridoret e drejtësisë ka procedura, ka numra procedimi, ka fraksione, ka hetime. Të paktën deri më sot janë të treanshme. Është procedimi penal për inceneratorin e Tiranës. Është marrë në pyetje z. Veliaj në lidhje me rolin e tij. Ka dhe një procedim tjetër që ka të bëjë me dosjen 5d.

Sa i takon hetimit pasuror dhe shkresave dërguar një sërë institucioneve , por në qoftë se ky do të ishte një fakt do të thotë se zyrtarisht Erion Veliaj është nën hetim sepse ka emrin e tij, ndryshe nga procedurat e inceneratorit që është lidhur nën cilësinë e personit që ka dijeni”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco