'Dega e PS në Dubai, më e madhja jashtë vendit, kërkon lista të hapura'

'Dega e PS në Dubai, më e madhja jashtë vendit, kërkon lista të hapura'

09:44, 22/05/2024
A+ Aa A-

Operacioni i fundit i SPAK zbuloi qartë se sa të forta janë lidhjet e Partisë Socialiste me krimin.

Tre deputetë të PS dalin të implikuar në dosjen e fundit.

Ndërkohë, shumë prej të kërkuarve janë arratisur në Dubai, që është kthyer në një parajsë për kriminelët me pushtet të Shqipërisë.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë situatë.

“Dega e Partisë Socialiste në Dubai, më e madhja jashtë Shqipërisë, bën thirrje për votën e diasporës dhe listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme,” shkruan ai.

“Mes krenarive të mëdha të kryeministrit dhe Partisë Socialiste për arritjet dhe sukseset e mëdha, duhet shtuar edhe kjo;

Aq i lirë ka qenë debati dhe aq shumë ka vluar mendimi ndryshe brenda PS-së, saqë deputetët e grupit parlamentar të kryeministrit, ditën votonin reformat për të çuar Shqipërinë përpara, ndërsa natën planifikonin atentate për të vrarë njëri- tjetrin. Do ketë parti në botë me kaq shumë demokraci të brendshme, vallë?” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco