VIDEO-Programi i PD-së/ Teliti: Skemat e subvencionimit me të cilat do të ndihmojmë qytetarët

16:57, 25/05/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti gjatë një interviste të dhënë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka shpjeguar disa prej skemave të subvencionit me anë të të cilave Partia Demokratike do të ndihmojë qytetarët, kur të vijë në pushtet.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Teliti ka treguar se do të ketë një taksë të sheshtë prej 10 %, dhe jo taksë progresive siç e bën qeveria Rama.

‘Nga njëra anë ne do të implementojmë taksimin e sheshtë, me 10%. Taksa e sheshtë do të thotë që ti do të tatohesh me 10% si të ardhurat e tua dhe ato nga puna.

Ndërkohë që sot tatohen deri në 23%, do të kthehet në 10%.

Do të ketë përjashtime. Ato që quhen diskriminime pozitive, ato grupe të caktuara, siç janë profesionistët e lirë, thjeshtë për faktin se janë biznese të vogla dhe mesme të reja, dhe kanë ndenjur për vite e vite për të investuar të vetja.

Ata nuk janë ushqimore, dyqan lagje, që unë dhe ti mund të ulemi nesër dhe mund të hapim një biznes, një market.

Por për tu bërë profesionistë i lirë duhet të kesh 15-20 vite karrierë, mësime, studime që një person të jetë i aftë dhe të jetë një profesionist i zoti në fushën e tij.

Gjithë këto vite investime, si do të kompensohen? Duke ju bërë atyre këto lehtësirat nga tatimi për të ardhurat.

Kur ne flasim për çiftet e reja, në duhet tu japim mundësi atyre të kenë shtëpi.

Sot të marrësh një kredi me këto norma kredie dhe çmime është bërë diçka që është e pamundur.

Sot duhen mbi 70 vite kredi për të blerë një shtëpi me dy dhoma e kuzhinë. Duhet të kemi skemën e subvencionimit nga paratë e qytetarëve që kontribuojnë’, tha Dorian Teliti në SYRI TV.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco