Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Ajo ishte dhunë nga një grupim paramilitar

Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Ajo ishte dhunë nga një grupim paramilitar

11:19, 08/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti Gazment Bardhi reagoi sërish sot për dhunën e ushtruar nga banditët e Lulzim Bashës.

Ai i qëndroi deklaratës së tij se kjo ishte dhunë nga një grupim paramilitar.

“Të dhunosh verbalisht, të shantazhosh apo të fyesh deputetët e PD, pse ata kanë një mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar,” tha ai.

Bardhi iu përgjigj edhe Enkelejd Alibeajt, i cili tha se Bardhi është treguar emocional.

“Qëndrimet emocionale nuk kanë asgjë të keqe kur janë të vërteta. Qëndrimi im ka qenë parimor. Unë kam dënuar dhunën, qoftë edhe verbale, për shkak të mendimit ndryshe.

Unë nuk mund të amnistoj veprime të patolerueshme, kjo është të jesh koherent në qëndrimet e tua, por të mbash qëndrime parimore dhe të thuash atë që ti mendon dhe beson,” tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco